Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 193 analiza të kryera në rrethin e Pçinjës asnjë nuk ka rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Situata epidemiologjike rezulton e qetë edhe në komunën e Buajnocit, ndërsa imunizimi i qytetarëve është i kënaqshmë.
Që nga fillimi i qershorit në komunën e Bujanocit vetëm 3 raste kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.
Sipas të dhënave zyrtare Sërbië ka arritur të futet në listën e shteteve të sigurta, që nënkupton se qytetarët e Sërbisë mund të udhëtojnë në shumë shtetët ku pjesa dërmuese e vendeve të Ballkanit perëndimorë nuk mund të udhëtojnë./LajmiAL/












