Bujanoc: Çmimet e bukës, LajmiAL i drejtohet MTTT-së. A duhet të reagojë edhe inspeksioni komunal?

0
236

Çmimet e bukës në furrat e komunës së Bujanocit edhe më tej vazhdojnë të jenë shqetësues, për dallim nga komuna e Vranjës ku një bukë kushtonë 30 dinarë, qytetarët e komunës së Bujanocit në furra duhet ta paguajnë 50 dinarë, dhe akoma askush nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.

Pas publikimit të tekstit ditë më parë, LajmiAL, ka kontaktuar edhe inspeksionin e tregëtisë në Vranjë të cilët na kanë drejtuar në Ministrinë e Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, për të marrë përgjithe më të saktë në këtë drejtim.

Pas këtij sygjerimi ne si portal iu kemi drejtuar MTTT-së nga ku edhe kemi marrë një përgjigje jo të plotë.

“Duke patur parasysh që ne emailin tuaj keni shtruar pyetje gazetareske, ndërsa për të marrë përgjithe sa më të plota dhe të sakta për të njejtat, duhet që pyetjet tuaja ti dërgoni Shërbimit për mardhënie me publikun të kësaj ministrie, që mund ta bëni në emailin: kabinet@mtt.gov.rs” thuhet në përgjigjen e parë.

Pas kësaj ne pyetjet lidhur me këtë temë i kemi dërguar në këtë email dhe jemi në pritje të përgjigjeve.

Në ndërkohë, në disa shitore në Tërnoc kemi hasur që, buka të cilën shitoret e marin nga furnizuesit nga Vranja e shesin për 35 dinarë për 15 dinarë më lirë se sa që kushtonë në furra.

Pas marrjes së përgjigjeve nga Ministria gjegjëse ne do ti publikojmë të njetat për të parë se si funksionon zinxhiri i çmimores së bukës.

Në inspekcionin e tregëtisë në Vranjë, jozyrtarisht janë përgjigjur se, pavarësisht se nuk kanë kompetenca edhe pushteti lokal ka organet e veta që mund të inicojë procedura për shqyrtimin e kësaj çështje, për të cilën edhe vet ata janë të habitur se si mund të jetë dallimi i një buke për 20  mes Bujanocit dhe Vranjës./LajmiAL/