Profesor Doktor Basri Lenjani, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, njëherit drejtor i Departamentit të Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë i shoqëruar edhe nga asistentët e tijë, sot ka mbajtur ligjeratë në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc rreth lëmisë së mjekësisë emergjente.
Doktor Lenjani me asistentët e tijë të shoqëruar edhe nga kryetari i komunës Nagip Arifi dhe zëvendës drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Dr. Mejdi Zeqiri janë mirëpritur nga drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu dhe nxënësit e drejtimit të mjekësisë.

Fejzullahu u shpreh se ligjerata e Dr. Lenjanit është shumë dmomethënëse për nxënësit e mjekësisë të cilët gjatë gjashtë orëve ligjerata, 3 teori dhe 3 paktrikë do të përvetësojnë jashtëzakonisht njohurit e tyre
“Nuk ndodh shpesh që të keni një ligjerues të këtij niveli në shkollën tuaj, prezenca e Dr. Lenjanit është një nderë dhe respekt”, u shpreh para nxënësve kryetari i komunës Nagip Arifi i cili është edhe iniciator që drejtori i Klinikës Emergjente pranë QKUK-së të ligjerojë në shkollën e mesme “Sezai Surroi”.
Profesor Doktor Basri Lenjani që nga vitit 2010 ka filluar kurset për mbështetjen themelore të jetës.
Sipas doktorit ideja dhe qëllimi kryesorë i këtyre organizime dhe kurseve është për ta ruajtur invaliditetin dhe vdekshmërinë.
Këto kurse fillimisht kanë isur në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Mal të Zi dhe tash edhe në Bujanoc.
Lenjani gjithashtu potencoi se edhe më tej do të vazhdojmë më këtë aktivitet, të paktën deri atëherë kur do të jetë nevoja që njohurit tona ti zbatojmë tek gjeneratat e reja.
Porosia e tijë para nxënësve të mjeksësisë ishte që nëse gjerat nuk mësohen se si funksionojnë në praktikë, pjesa teorike është e mangët, prandaj prezenca e profesorit sot është vlerësuar shumë e dobishme nga ana e xnënësve./LajmiAL/













