Me propozim të Drejtoreshës të Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq dhe Kryeshefit të drejtoratit për pun të inspekcionit Metin Ramizit, Shtabi për situata emergjente i komunës së Bujanocit sot ka shfuqizuar situatën e jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit e cila ke qenë në fuqi për shkak të gjendjes epidemiologjike në Komunën e Bujanocit.
Në bazë të raporteve të drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit dhe Kryeshefit të Drejtoratit për punët e inspeksionit, gjendja në komunën e Bujanocit është stabile dhe janë plotësuar kushtet për shfuqizimin e situatës së jashtëzakonshme.
Pavarsishtë kësaj qytetarët duhet ti përmbahen masave në fuqi të aprovuara nga Shtabi Qeveritarë i Krizave. /Lajmi-AL /












