Punëtorët në sektorin privat mbetën më të diskriminuarit, me paga nën minimale dhe pa sigurim pensional dhe shëndetësorë

0
242

Statistikat tregojnë se pagat në Serbi, edhe para krizës ekonomike të shkaktuar nga virusi korona, po rriten, gjë që mund të shihet nga të dhënat më të fundit të Entit Republikan të Statistikave, sipas të cilave paga mesatare neto në mars ka qenë 65,289 dinarë, që është një rritje nominale krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. prej 9.4, ndërsa realja është 7.5%.

Paga mesatare neto ka qenë 49,328 dinarë, që do të thotë se 50% e të punësuarve kanë patur pagën në këtë shumë.

Ekonomistët thonë se statistikat janë një shkencë e çuditshme dhe se pas këtyre të dhënave të përgjithshme qëndrojnë ato më specifike, të cilat tregojnë se rritja e regjistruar e pagave mesatare ishte kryesisht e kontribuar nga sektori publik, ku të ardhurat u rritën vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, dhe në mars arriti në 72,407 dinarë., që është 5,000 më shumë se në nëntor të vitit të kaluar.

Ndryshe nga ata, të ardhurat e sipërmarrësve privat dhe punonjësve të tyre nuk kanë patur një rritje të tillë, gjë që mund të shihet nga të dhënat e ERS-së, sipas të cilave mesatarja e tyre në mars ishte 34,452 dinarë.

Ky ndryshim nuk është i vogël dhe arrin afër 38,000 dinarë, megjithatë, sipas analizës së Rrjetit të Mbështetjes së Biznesit, këto të dhëna nga ENS-së i referohen vetëm një pjese të familjes së madhe të sektorit të biznesit privat.

Sipas të dhënave të grumbulluara në terren, pjesa dërmuese e kompanive private vazhdojnë që ti shkelin të drejtat e punëtorëve në shumë aspekte.

Përveç se nuk i lajmërojnë në sigurimin pensional dhe shëndetësore, punëdhënësit e tyre ia mohojnë të drejtën edhe kur bëhet fjalë për pagesën.

Një numër i punëtorëve paguhen edhe nën pagën minimale në Serbi, që është 32.000 dinarë, pa harruar, nëse gjatë orarit të punës pëson ndonjë lëndim, nga ajo pag e vogël duhet ti mbulojnë edhe shpenzimet mjekësore.

Sektori privat në komunat e Bujanocit dhe Preshevës por edhe komunat tjera në rrethin e Pçinjës edhe më tej mbetet më i diskriminuari, kur bëhet fjalë për të drejtat e punëtorëve.

“Nuk kemi sigurim shëndetësorë dhe pensional, detyrohemi të punojmë punë të ndryshme, në raste edhe të rrezikshme, nuk kemi mundur të përfitojmë as ndihmën shtetësore të pagës minimale sepse nuk jemi të lajmëruar.

Në firmat private pronarët i lajmërojnë anëtarët e familjes dhe vetën e tyre ndërkohë që për ne askush nuk interesohet. Jemi të detyruar të punojmë për ta siguruar kafshatën e gojës dhe pse në kushte të tilla” u shpreh B.A nga Bujanoci i cili për disa vite punon në një firmë private.

Megjithatë ka edhe kompan private të cilat i respektojnë ligjet, kanë punëtorë të lajmëruar dhe paga solide, por janë të pakta.

Shumica e të rinjëve shpëtim të vetmin e shohin perëndimin, dhe mundësia e parë që i ipet ata do të provojnë fatin e tyre drejt BE-së./LajmiAL/