Krahasuar me periudhën e 2 muajë më parë, gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit dukshëm është stabilizuar këtë e dëshmojë edhe rastet e reja të të infektuarve, thotë drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc Daliborka Pavlloviç.
Sipas sajë në 24 orët e fundit, gjegjësisht qershori ka filluar me 2 raste të reja me Covid-19 në komunën e Bujanocit dhe 24 kontrolla në kovid amblantën.
Për sa i përket imunizimit popullata gjithnjë e më shumë është e vetëdijësuar dhe kjo është mënyra më e sigurtë që të kthehemi në normalitet thotë Pavlloviç.
Në komunën e Bujanocit numri i të vaksinuarve ka kaluar 14 mijë persona mbi, mbi 6 mijë janë të vaksinuar me të dy dozat.
Në Bujanoc janë në dispozicion të gjitha llojet e vaksinave, ndërsa për vaksinën Fajzer më të intersuarit janë shqiptarët, kurse serbët dhe romët për vaksinën kineze, u shpreh Pavlloviç.
Mjekët edhe më tej apelojnë që masat në fuqi të respektohen, ndërsa popullata nuk duhet të hezitojë në marrjen e vaksinës sepse kjo është rruga e vetme dhe e sigurtë që mund të na kthejë në normalitet.
Kohëve të fundit edhe rinia është duke shtuar interesim për marrjen e vaksinës, por sipas drejtoreshës, këtë më së shumti e bëjnë për arsyeje udhëtimi, ngase në vendet e ndryshme të BE-së shumë më lehtë mund të udhëtohet me certifikatën e vaksinimit./LajmiAL/












