Me rastin e shpalljes kampion futbollistët dhe stafi i KF Tërnocit sot janë pritur nga kryetari i komunës Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tijë.
Në këtë pritje e cila më shumë kishte karakter miqësorë, u diskutua edhe për hapat e mëtejmë dhe përkrahjen e pushtetit lokal këtij klubi i cili nga sezoni i ardhshëm do të garojë një rang më lartë.
“Me vet fakti se tashmë do të garojmë një rang më lart edhe shpenzimet tona janë më të mëdha, sin ë aspektin administrative poashtu edhe atë organizativ, pa harruar edhe lojtarët të cilët kanë nevojë për kushte më të mira duke patur parasysh se edhe kundërshtarët do ti kemi më të fortë” u shpreh drejtori i klubit Rushit Ibrahimi, i cili gjithashtu kërkoi mbështetje më të madhe nga pushteti lokal.
Nga ana tjetër kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi fillimisht i uroi kampionët për suksesin e arritur dhe I premtoi se mbështetja e pushtetit lokal nuk do ti mungojë.

“Ju nuk jeni krenaria vetëm e Tërnocit, jena krenaria e gjith komunës së Bujanocit. Me suksesin tuaj krenohemi të gjithë dhe padyshim se përkrahja e pushtetit lokal nuk do të mungojë asnjëherë. Sikurse ju që keni dhënë maksimumin për tu shpallur kampion, edhe do të japim maksimumin që sukseset tuaja mos të ju mungojnë” u shpreh Arifi.
Në fund të takimit, kryetari Arifi i dorëzoi kryetarit të klubit Rushit Ibrahimi Vendimin e ndarjes së një premie prej 300.000,00 dinarëve për shpalljen kampion.
Poashtu, ndau edhe një mirënjohje KF Tërnocit për suksesin e arritur, të cilën e pranoi anëtari i kryesisë Nexhat Ramizi dhe një mirënjohje për golashënuesin më të mirë dhe njëherit kapitenin e klubit Buja’min Xhemaili, të cilën në mungesë të tij e pranoi kapiteni i dytë i skuadrës Valon Ramadani.
Me propozim të kryetarit Arifi, në mbledhjen e djeshme të Këshillit Komunal KF Tërnocit për sukseset e arritura dhe shpalljes kampion iu janë ndarë 300.000 dinarë./LajmiAL/












