Komuna e Bujanocit gjegjësisht kryeshefi për veprimtari shoqërore Fejzi Beqiri në emër të kryetarit të komunës sot në Ministrinë për Çështje Sociale ka nënshkruar kontratën me vlerë prej 5.800.000 dinarë për pagesën e të gjithë asistentëve që kanë qenë të angazhuar me personat me nevoja të veçanta në komunën e Buajnocit.
“Të gjithë asistentëve që kanë qenë të angazhuar me fëmijet me nevoja të veçanta do t’ua shlyejmë detyrimet dhe në shtatorë prap do të lidhim kontrata të reja.
Është shumë e rëndësishme që këtyre fëmijëve tu dalim në ndihmë, ti largojmë nga vetmia, sidomos prindërve të tyre ti mundësojmë që të jenë më të lirë kur me ta janë të angazhuar asistentët” u shpreh kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi, pas konfirmimit të nënshkrimit të kontratës në ministrinë gjegjëse./LajmiAL/












