Musliu fillimisht kundër ndarjes së 300.000 dinarëve KF Tërnocit, kërkoi sqarim

0
580

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi në mbledhjen e mbajtur sot të Këshillit Komunal propozoi që KF Tërnocit ti ndahen 300.000 dinarë për sukseset e arritura të shpalljes kampion i ligës.


Dakord me propozimin e kryetarin Arifi nuk ishte edhe Zv. Kryetari Shqiprim Musliu, i cili potencoi se, sezoni tashmë ka mbaruar dhe nuk e sheh të udhës pse ti ndahen 300.000 dinarë KF Tërnocit vetëm se është shpallur kampion.


Ky i fundit në një mënyrë u tërhoq nga ajo që tha, kur nga kryetari Arifi mori sqarim se klubi në fjalë ka obligime administrative të cilat duhet miratuar dhe ka nevojë për ato mjete.


“KF Tërnoci pavarësisht se e ka emrin KF Tërnoci, ky klub është i të gjithëve, në këtë klub luajnë të rinjë nga shum vendbanime, pa harruar se Kapiten i klubit është futbollisti nga fshati Bilaç dhe ky klub na përfaqëson të gjithëve” u shpreh kryetari Arifi.


Pas kësaj Musliu u shpreh se nuk e ka kuptuar përse po i ndahen mjetet, dhe kërkoi sqarim nëse këto mjete i ndahen vetëm se është shpallur kampion apo për nevojat administrative./Lajmi-AL/