Si pasojë e mos kujdesit të qytetarëve të cilët hedhin sende që nuk janë të parapara për rrjetin e kanalizimit, punëtorët e NP Komunalisë që nga orët e hershme të mëngjesit janë angazhuar në zhbllokimin e rrjetit të kanalizimit.
NP Komunalia apelon te qytetarët të kenë kujdes në hudhjen e mbeturinave në rrjetin e kanalizimit, sepse kjo bllokon rrjetin dhe i gjithë sistemi mbetet jashtë funksionit, siç edhe po ndodhë.
NP Komunalia sot ka angazhuar ekipën për zhbllokimit e rrjetit në qytetin e Bujanocit, por sipas nevojës edhe në vendbanimet tjera, thuhet në njoftimin e NP Komunalisë. /Lajmi-AL/













