Postimi i shkollës.
Me rastin e Festës së Abetares, nxënësit e klasave të para të shkollës tonë nën kujdesin mësuesëve Burim Ferati, Riza Fetahu dhe Sadije Salihu, kanë zhvilluar sot në oborrin e shkollës një aktivitet kulturorë me këngë, valle e recitime si festë me rastin e mbarimit të mësimit të Abetares.
Bashkëpunimi i trekëndëshit mësues-nxënës-prindër, me përkrahje të udhëheqësisë së shkollës, tregoi se kjo festë për të vegjlit e këtij brezi të 2021-tës do të mbetet e paharruar.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, prindër, nxënës, mësues e drejtues të shkollës tonë.
Shkolla fillore “NaimFrashri” në Bujanoc, i uron suksese nxënsëve në këtë rrugëtimin e më tutjeshëm e të gjatë, por të sigurt për marrjen e dijes! Shkolla jonë krenohet gjithmonë me ju.

















