Kryetari Arifi udhëton drejt Beogradit për ti dhënë mbështetje Shefat Isufit

0
412

Sot do të zhvillohet turniri i boksit ‘Petkos Boxing’ në Beograd të Serbisë.

Në këtë turnir do të përfaqësojë edhe bokseri tërnocas Shefat Isufi.

Isufi i si kundërshtar do ta ketë Ericles Torres Marin – dhe në ring pritet të ngjitet me veshje kuqezi.

Për ti dhënë mbështetje nga afër Isufit, drejt Beogradit ka udhëtuar edhe Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe shefi i kabinetit Sali Salihi.

Këtë përmes rrjetit social e ka konfirmuar vet kryetari Arifi ku edhe ka publikuar foton me Isufin dhe shtabin e tij.

“Në Beograd për ta përkrahur kampionin Shefat Isufi . Sot dhe gjithmonë me Shefatin!” ka shkruar kryetari Arifi.

31-vjeçari Shefat Isufi gjatë karrierës ka zhvilluar 36 luftëra, 30 fitore (22 me nokaut), 4 humbje (1 me nokaut) dhe 2 barazime.

Në Oren 18:30 ndeshja ime është live në Klan kosova dhe në ArtSport1. Për në Evrop Bild+, ka bërë të ditur Isufi./Lajmi-AL/