Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 212 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 14 kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.
Nga ky numër, nga 6 raste janë nga Vranja nga 3 janë nga Bujanoci dhe Boseligradi, ndërsa në Surdulicë dhe Preshevë ëhstë konfrimuar nga 1 rast me virusin korona, për sa i përket komunave tjera të rrethit të Pçinjës nuk ka patur raste të reja me virusin korona.
Gjatë ditës së djeshme, në kovid ambulancën në Vranjë janë kryer 64 kontrolla, nga të cilat 30 të para.
Kampionet e gjakut janë marrë në 33 pacientë, janë ktyer gjithsej 36 teste antigjen dhe një teste PCR, 5 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona, prej tyre 4 pacient janë diagnostifikuar me bronkopneumoni.
Në spitalin kovid aktualisht janë 36 pacientë, nga ky numër, 29 janë pozitivë dhe 26 kanë bronkopneumoni, ndërsa 22 pacientë gjednen në aparatet e oksigjenit./LajmiAL/












