Komuna e Bujanocit zgjat afatin e konkursit për subvencionimin e bujqëve deri më 11 qershorë

0
242

Komuna e Buajnocit gjegjësisht kryetari i komisionit për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e bujqëve përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është zgjatur afati i konkursin për alokimin e fondeve stimuluese nga programi mbështetës për zbatimin e politikës bujqësore dhe politikën e zhvillimit rural të komunës së Bujanocit për vitin 2021.

Thirrja publike për paraqitjen e kërkesave për ushtrimin e së drejtës për stimulime për investime në pronë fizike të ekonomive bujqësore për është për

  • Blerjen e kafshëve mbarështuese cilësore të rasave qumështore:lopëve,deleve dhe dhive;
  • Paisje për mjelje, ftohje dhe ruajtjen e qumshtit në fermë, duke i u bashkangjitur të gjitha elementet, materialin dhe instalimet;
  • Ngritja /pajisja e serrave për prodhimin e perimeve, frutave, luleve dhe prodhim të rasadit;
  • Ngritja /blerja e rrjetave metalike reth të mbjellurave shumëvjeçare;

Kryetari i komisionit për ndarjen e mjeteve stimuluese në bujqësi ka paraparë vazhdimin e afatit në mënyrë që bujqit të mundë të realizojnë investimet dhe të paraqesin kërkesat e tyre.

Sipas këtij njoftimi është planifikuar që fermerët mund të paraqesin aplikimet e tyre deri në harxhimin e mjeteve prej afro3 milion dinarëve të mbetura nga buxheti komunal i paraparë për bujqësi nga gjithsejt 20 milion dinarëve.

Ndryshe, afati i fundit për të aplikuar ishte planifikuar të mbyllej më 20 maj 2021.

Për të gjithë aplikuesit që kanë konkuruar deri më 20 maj, komisioni do të hapë ofertat dhe do të kryej vizit në teren si dhe do të vendosë për përfituesit përfundimtarë duke marrë aktevendimet për ndarjen e mjeteve në afat sa më të shpejt.

Kryetari i komisionit ka vlersuar se deri te vazhdimi i afatit ka ardhur për arsye se në 20 ditët e kalauar kushtet për kompletimin e dokumentacionit kanë qenë jo të favorshme për shkak të pandemis covid 19.

Sipas njoftimit të lëshuar nga kryetari i komisionit Hekuran Ametit është planifikuar që fermerët mund të paraqesin aplikimet e tyre  deri në harxhimin e mjeteve e më së voni deri më 11 qershore, prej  afro 3 milion dinarëve të mbetura nga buxheti komunal i paraparë për bujqësi./LajmiAL/