Lavdije Ahmedi nga Presheva, kryetare e klubit të studentëve në departamentin e Biologjise Molekulare dhe gjenetikes në Stamboll

0
296

 Lavdije Ahmedi, si kryetare e klubit të studenteve në departamentin e Biologjise Molekulare dhe gjenetikes, së bashku me anetaret e bordit te klubit në Universitetin Bahcesehir, Stamboll, ka organizuar seminarin “Biologjia e moshimit”, “Biology of Aging Seminar”, dhe ky eshte seminari i pare me specialist nderkombetate ne Turqi qe eshte organizuar specifikisht per kete teme.

Ky seminar eshte mbajtur online me 9 Maj, 2021, dhe qellimi kryesor i tij ishte diskutimi i mekanizmave te ndryshme te moshimit ose plakjes dhe jetegjatesise ne nivel molekulare, ashtu edhe diskutimi i semundjeve te ndryshme qe percillen me moshe, dhe shkaqet e tyre ne nivel molekulare.

Ne kete seminar, folesit ishin profesor nderkombetar ekspert ne kete teme:

-Prof. Dr. Lene Juel Rasmussen nga Universitetit Copenhagen, Danemark.
-Prof. Dr. Judith Campisi nga Instituti Buck per hulumtim ne moshim, SHBA.
-Assist. Prof. Cemalettin Bekpen nga Universiteti Bahcesehir, Turqi.
-Dr. Leo Kurian nga Universiteti i Kolonjës.

Seminari u mbajte me shume sukses dhe me numer te madh te ndegjusve.