Gjatë seancës së nëntë është aprovuar ankesa e klubeve sportive ndaj vendimit të komisionit për ndarjen e mjetve financiare klubeve sportive në teritorin e komunës së Bujanocit.
Arsyeja e aprovimit të kërkesës është fakti se komisioni për ndarjen e mjeteve financiare ka shkelur vendimin e konkursit dhe i ka ndarë mjete financiare një klubi sportiv më shumë se sa është e paraparë me përqindjen, këtë e ka konfirmuar vet kryetari i këtij komisioni.
Anëtarët e këshillit komunal e kanë shfyqizuar vendimin e komisioni, ndërsa komisioni tash obligohet që edhe njëherë ti shqyrtojë kërkesat e klubeve sportive.
Sa i përket ankesave të Shoqërive Kulturoro Artisitke BAP dhe KOLLO ato janë refuzuar nga ana e Këshillit Komunal sepse sipas kryetarit të komisionit nuk kanë bazë ligjore.
Anëtarët e Këshillit Komunal kanë aprovuar edhe vendimin mbi dhënien e 525 kontejnerëve shtëpiak Ndërmarrjes Publike Komunalia, donacion ky nga organizata tyrke “Tyrker” me seli në Stamboll.
Nga rezervat buxhetore sot janë ndarë 1.056.000 dinarë për blerjen e 20 kontejnerëve të mëdhenjë nga metali të cilt do të shpërndahen nëpër qytet dhe vendbanime ku ka më së shumti nevojë me qëllim që të kemi qytet sa më të pastërt dhe ambient të sigurtë, dhe mundësin që Komunalia ta ketë më të lehtë në grumbullimin e mbeturinave, u shpreh kryetari i komunës Nagip Arifi./LajmiAL/












