URIME 9 MAJI – DITA E KOMUNĒS, E EVROPËS DHE E GJIMNAZIT “SEZAI SURROI”

0
299

Njoftimi i komunës së Bujanocit

9 Maji për qytetarët e komunës së Bujanocit simbolizon ditën e komunës, ndërsa përshkak të rrethanave të krijuara nga pandemia Covid 19, edhe këtë vit nuk do të ketë organizime solemne.

Në këtë datë festohet edhe Dita e Evropës, kurse flamuri i Bashkimit Evropian i vendosur nga kryetari Arifi në vitin 2015 në godinën e komunës tregon më së miri orientimin evropian dhe aspirarat e qytetarëve të komunës së Bujanocit për t’iu bashkuar familjes së madhe evropiane.

Gjithashtu, 9 Maji për arsimin shqip në Bujanoc paraqet një datë tejet të rëndësishme, ngase sot mbushen 53 vjet nga themelimi i gjimnazit “Sezai Surroi” në Bujanoc.