Bujanoci në 24 orët e fundit nuk ka shënuar raste të reja me Covid-19

0
226

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për shëndetësi publike nga Vranja, nga 104 mostra e marra në rrethin Pçinjës, 21 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Nga ky numër, 8 janë nga Vranja, 6 nga Surdulica, 1 nga Vlladiçin Hani, 2 nga Bosilegradi dhe 4 nga Presheva.

Ditën e djeshme në ambulancën Covid ATD u kryen 51 kontrollime, nga të cilat 28 kontrollime të para. Te 33 pacientë ëhstë marrë gjaku për analiza, ndërsa janë kryer 12 fotografime të mushkrive.

Në 24 orët e fundit janë kryer 27 teste antigene dhe një test PCR, tetë prej të cilave kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Bronkopneumonia u diagnostikua te dy pacientë.

64 pacientë janë shtruan në dy covid spitalet e Qendrës spitalore të Vranjës, nga ai numër, 57 janë pozitivë ndaj virusit korona dhe i njëjti numër ka bronkopneumoni.

Në aparatet e frymarrjes janë 48 pacientë, tre pacientë u pranuan për trajtim spitalor, shtatë u liruan, nga të cilët dy pacientë u transportuan në Krushevc./