Në 24 orët e fundit 9 raste të reja me Covid-19 në komunën e Bujanocit

0
245

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 285 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 49 kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit korona.

Nga nga ky numër, 23 janë nga Vranja, 9 nga Bujanoci, 6 nga Surdulica, 4 nga   Vlladiçin Hani, 5 nga Boseligradi dhe dhe 2 nga Presheva.

Gjatë ditës së djeshme në ambulancën ATD janë kryer 194 kontrolla, prej tyre 50 për herë të parë.

Janë marrë mostra të gjakut nga 72 pacientë, ndërsa janë kryer 61 fotografime të mushkrive.

Janë kryer 49 teste antigjen dhe 9 PCR nga të cilët 14 kanë rezultuar pozitiv ndaj vurusit krona, ndërsa 13 pacientë janë diagnostifikuar me Bronkopneumoni.

80 pacientë janë shtruar në dy spitalet kovid të Qendrës Shëndetësore në Vranjës. Nga ky numër, 73 janë pozitivë ndaj virusit korona dhe i njëjti numër ka bronkopneumoni.

Sipas këtyre të dhënave në aparatet për frymarrje gjenden 57 pacientë. 11 pacientë janë pranuan për trajtim spitalor, 9 janë liruan, 2 prej tyre janë transportuar për Krushevc.