Këshilli komunal i Bujanocit sot ka aprovuar programin e masave mbështetëse për realizimin e politikave bujqësore dhe politikave të zhvillimit rural në komunën e Bujanocit për vitin 2021, për të cilin janë paraparë 6.5 milion dinarë.
Arsyeja e zvogëlimit të mjeteve nga 19 milion dinarë në 6.5 milion është borxhet e trasheguara nga viti 2019.
Sipas kryetarit të komisionit Hekuran Ametit përfituesit e vitit 2019 nuk do të kenë mundësinë që të jenë përfitues të mjeteve për bujqësi.
Gjatë kësaj mbledhje gjithashtu u potencua se në konkursin e vitit 2019 nga mjetet e bujqësisë kanë përfituar 320 persona në mesin e tyre edhe punonjës të Administratës komunale./Lajmi-AL /












