Në orët e pasditës në një kazino e cila gjendet në sheshin e ri në Bujanoc ka plas sherri mes dy personave.
Sipas burimeve të Lajmi-AL, në përleshje janë përdorur mjete të forta, ndërsa incidenti ka ndodh mes një shqiptari nga komuna e Bujanocit dhe një serbi nga Beogradi.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia si dhe ndihma e shpejtë sipas të cilës mund të konstatohet se nga kjo përleshje ka patur të lënduar. /Lajmi-AL/












