Në rrethin e Pçinjës 87 raste të reja me Covid-19, Bujanoci prap i dyti me 24 raste

0
314

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 377 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 87 kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit korona.

Nga nga ky numër, 37 janë nga Vranja, 11 nga Vladicin Han, 1 nga Surdulica, 9 nga Bosilegrad, 24 nga Bujanoci dhe 5 nga Presheva.

Gjatë ditës së djeshme në ambulancën ATD janë kryer 252 kontrolla, prej tyre 89 për herë të parë.

Janë marrë mostra të gjalut nga 121 pacientë, ndërsa janë kryer  98 fotografime të mushkrive.

Janë kryer 97 teste antigjen dhe 8 PCR, nga të cilat 32 kanë rezultuar pozitive ndaj virusit korona, 11 pacientë janë diagnostifikuar me Bronkopneumoni.

107 pacientë janë shtruar në spitalet kovid të Qendrës Shëndetësore në Vranjës. Nga ai numër, 99 janë pozitivë ndaj virusit korona dhe i njëjti numër ka bronkopneumoni.

Sipas këtyre të dhënave në aparatet për frymarrje gjenden 75 pacientë. 4 pacientë janë pranuan për trajtim spitalor, ndërsa 31 janë liruan, nga të cilët një u transportua për në Krushevc./LajmiAL/