Bujanoc: Sot dhe nesër qytetarët mund të vaksinohen pa termin me vaksinën “Sinofarm”

0
420

Imunizimi në komunën e Bujanocit edhe më tej është duke vazhduar sipas planit të paraparë.

Qytetarët e komunës së Bujanocit për dy ditë radhazi e kanë mundësinë që të vaksinohen pa termin apo paraqitje përmes E-uprava, e gjitha që duhet të bëjnë është të paraqiten në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc dhe do të mund ta marrin vaksinën “Sinofarm”

Sipas drejtoreshës të Shtëpisë së shëndetit në Bujnaoc Dalliborka Pavlloviç, gjatë ditës së sotme por edhe nesër të gjith të interesuarit që duan të vaksinohen pa patur nevojë që të paraqiten përmes E-uprava, këtë mund ta bëjnë në punktin e imunizimit në Shtëpinë e shëndeit.

Apeli i drejtoreshës është që qytetarët duhet sa më shumë ti përgjigjen imunizimit sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta mbrojmë shëndetin./LajmiAL/