Bujanoc: 18 raste të reja me Covid-19, edhe më tej i dyti në listë në rrethin e Pçinjës

0
312

Komuna e Bujanocit vazhdon të mos gjejë qetësi me virusin korona, numrat e të infektuarve ditëve të fundit ttregojnë një pasqyrë jo të kënaqshme e cila medoemos kërkonë rritje të vetëdijësimit dhe respektimit të masave në fuqi.

Në 24 orët e fundit në bazë të të dhënave nga Shtëpia e shëndetit në komunën e Bujanocit janë konfirmuar 18 raste të reja me virusin korona.

Që nga fillimi i epidemisë në komunën e Bujanocit numri i të infektuarve ka arritur në 1.399 perosna. Në muajin prill janë kryer gjitshej 1.890, prej tyre 1.726 të rritur dhe 164 fëmijë.

Që nga fillimi i prillir deri më sot janë konfirmuar 203 raste me Covid-19.

Gjatë ditë së djeshme në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc janë kryer 83 kontrolla, 70 të rritur dhe 13 fëmijë. Me test antigjen janë kryer 35 analiza.

Nga ana tjetër në nivel të rrethit të Pçinjës, Bujanoci vazhdon të jeti i dyti në listë pas Vranjës për nga numri i të infektuarve.     

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 298 mostra nga rrethi Pçinjës, 64 janë pozitivë ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 21 janë nga Vranja, 18 nga Bujanoci, 9 nga Vladiçin Hani, 8 nga Presheva, 7 nga Surdulica dhe 1 nga Tërgovishta./LajmiAL/