Shkarkohet drejtori i vetëm shqiptar në Serbi dr. Driton Salihu në vend të tij emërohet Boban Spasiq

0
715

Sot me një vendim të ministrit të Shëndetësis Zllatibor Llonçar pa asnjë arsyje është shkarkuar nga posti i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë, Driton Salihu.

Lajmin e ka konfirmuar vet Salihu përmes një postimi në fb ku shkruan:

Siç e dini isha i vetmi drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në gjithë Republikën e Serbisë që i përkasë kombësisë shqiptare, ndërkaq kompetencat për drejtoriatin e këtij institucioni janë bartur vite më parë në pushtetin qendror të Serbisë në Beograd. Ushtrues detyre i drejtorit është emëruar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë Boban Spasiq.

Shfrytëzoj rastit t’i falënderoj të gjithë stafin mjeksor të shtëpisë së shëndetit për bashkëpunimin e frytshëm këto vite sa isha udhëheqës i këtij institucioni.

Gjithashtu falënderoj gjithë pacientat si dhe qytetarët e Komunës së Preshevës për përkrahjen në këto situata të rënda gjatë pandemisë globale me Covid-19.

Zoti ju ruajt. Ruajeni shëndetin ka shkruar Driton Salihu