Shqyrtimi i raportit të punës me planin financiarë i Bibliotekës “14 Nëntori” në Bujanoc për vitin 2020, shqyrtimi i raportit të punës me planin financiarë i Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc për vitin 2020, shqyrtimi i raportit të punës me planin financiarë i Qqendrës Sportive “Rinia” ishin 3 nga 5 pikat e rendit të ditës për të cilat diksutuan anëtarët e Këshillit Komunal në seancën e 7 me radhë për këtë vit.
Kryesuesi i mbledhjes, kryetari i komunës Nagip Arifi pas përfundimit të seancës potencoi se raportet kanë kaluar por me vërejtjet e paraqitura nga anëtarët e këshillit komunal.












