Këlliçi merr mbështetjen e të rinjve shqiptar nga Lugina e Preshevës: Kufijtë ndanë trojet, jo zemrat…

0
417

Në këto ditë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, ditën e sotme ka marrë mbështetjen e të rinjve shqiptar nga Presheva, në zgjedhjet e 25 prillit.

Në postimin e tij, Këlliçi ka shpërndarë një foto me të rinjtë, të cilët qëndronin mbrapa flamurit të PD, duke ngritur dy gishtat, simbolin e demokratëve.

‘Mbështetje emocionuese nga të rinjtë e Preshevës!  Kufijtë ndanë trojet, jo zemrat. Faleminderit djema!’, shkruan Këlliçi në Facebook.