Gjoni: Qasja e Kamberit për ndërtimin e veprave përkujtimore mbi eshtrat e të vrarëve është shpërplarje e Sërbisë nga përgjegjësia

0
665

Ligjeruesi në “University College Dublin” Roland Gjoni, njëherit njohës i situatave politike në rajon veprimin e fundit të deputetit shqiptarë në parlamentin e Sërbisë Shaip Kamberit e ka cilësuar si hap të ngutshëm dhe të gabuar qasjen e shpërlarjes së Sërbisë me ndërtime memoriale

Gjoni ka thënë se “megjithë respektin për deputetin shqiptar Kamberi, kjo qasje e shpërlarjes së Serbisë me ndërtime memorialesh është tejet e gabuar. 

Shpresoj të rimendohet kjo nismë dhe të shmangen veprimet që nuk janë të mirëmenduara dhe të konsultuara me familjet e të pagjeturve të cilët ende presin tu kthehen njerëzit ose të vendoset drejtesia në vend” 

Ligjeruesi në “University College Dublin” gjithashtu ka potencuar se, si rregull, roli i deputetit Kamberi, diplomacisë së Kosovës dhe Shqiperisë është të bëjnë presion për hetim ndërkombetar brenda territorit të Sërbisë për zbulimin e varrezave të tjera masive të civilëve shqiptarë që mbahen sekret. 

Nëse ska drejtësi për viktimat dhe kërkimfalje nga njerëzit e Millosheviçit që ende drejtojnë në Beograd, ndërtimi i veprave perkujtimore mbi eshtrat e të vrarëve është shpërplarje e Sërbisë nga përgjegjësia, ka theksuar Gjoni.

“Ne që sjemi në vijën e parë në Luginë mbase si dimë detajet por në përgjithësi politikanët shqiptar vuajnë shumë për turbofolk dhe lënë thelbin e punëve pa kryer.

Kjo është temë që kërkon përgatitje profesionale serioze, njohje të së drejtës ndërkombetare dhe të organizatave ndërkombetare ku mund të ndiqet rasti. “Shoë” nuk jep rezultate në këto tema serioze| ka thënë Roland Gjoni./Lajmi-AL/