Jo më kot është emruar Kulla e Bashkimit, ky objekt i cili përfaqëson historinë më të lavdishme të UÇPMB-së është bërë fole e faljes së gjakut duke i dhënë fund hasmërisë mes dy familjeve.
Në këtë gjest i cili konsiderohet më shumë se human dhe njëkohësisht njerzorë, kontribut të madh kanë dhënë edhe komandantët e UÇPMB-së Ahmet Isufi dhe Shefket Musliu.
Dy familje sot kanë shuar hasmërinë mes veti duke i shtrirë dorën e pajtimit njëra tjetrës., lajmin e ka bërë të ditur OVL e UÇPMB-së.

Postimi i plotë:
Vullneti i madh i miqve si dhe dy familjeve, sot iu dha fund hasmërisë duke e shtrirë dorën e pajtimit.
Ne, kur presim falje nga Krijuesi, si mund të mos falim njëri-tjetrin? E keqja mund të ndodh, porse ne jemi ata që vendosim nëse shuhet apo thellohet ajo. Të vetëdijshëm për atë çka ka përjetuar kombi ynë, ne duhet të mendojmë e veprojmë bashkë për të ardhmen tonë, të kombit dhe brezave të rinj.
Qofshi me faqe të bardhë e pritshi veç të mira në familjet tuaja!
Mirënjohës dy komandantëve të luftës, Ahmet Isufi dhe Shefket Musliu të cilët dhanë kontribut të çmuar për këtë akt madhor!














