Gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit vazhdon të mbajë tempon e numrave dyshifrorë, në mesin e të cilëve edhe punonjës shëndetsorë nga Shtëpia e shëndetit.
Në muajin prill numri i të infektuarve ka arritur në 37 persona.
Në 24 orët e fundit në komunën e Bujanocit janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me Covid-19, gjë që dëshmon se gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit nuk është e qetë.
Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1233 persona.
Në muajin prill janë kryer gjithsej 293 kontrolla prej tyre 269 të rritur dhe 24 fëmijë.
Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 3 prill ka qenë 55, prej tyre 48 të rritur dhe 7 fëmijë.
Me test Antigjen janë testuar 33 persona 13 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, dy prej tyre janë punonjës shëndetësorë./LajmiAL/












