Bujanoc: 5 punonjës shëndetësorë me simptoma të lehta (Covid-19) edhe pas marrjes së vaksinës Pfizer-BioNTech

0
379

Edhe pse me simptoma të lehta, megjithatë janë konformuar pozitiv më Covid-19, 5 punëtorë të shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc të cilët ishin vaksinuar me vansinën Pfizer-BioNTech.

Për tri ditë radhazi nga raporti i Shtëpisë së shëndetit është konfirmuar se, më datë 30 mrs ka patur 2 të infektuar me Covid-19, më 31 mars 1 dhe më datë 1 prill 2 punonjës shëndetësorë të infektuar me Covid-19 edhe pse me simptoma shumë të lehta.

Vlenë të theksohet së punëtorët e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc por edhe gjith Sërbinë kanë qenë ndër të parët të cilët janë vaksinuar me vaksinën Pfizer-BioNTech.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vet drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit e cila ka potencuar se, pavarësisht se janë konfirmuar pozitiv ata janë me simptoma shumë të lehta, dhe kjo është si pasojë e vaksinës e cila nuk ka lejuar që simptomate tyre të përkeqësohen, megjithatë kjo dëshmonë se pavarësisht vaksinës, virusi korona prapë mund të pushtojë shëndetin tuaj.    

Në 24 orët e fundit në komunën e Bujanocit janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me Covid-19, gjë që dëshmon se gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit nuk është e qetë.

Në muajin prill numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 24 persona.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1220 persona.

Në muajin prill janë kryer gjithsej 238 kontrolla prej tyre 221 të rritur dhe 17 fëmijë.

Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 2 prill ka qenë 120, prej tyre 107 të rritur dhe 13 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 25 persona 13 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, ndërsa gjatë ditës së djeshme nuk ka patur të infektuar nga personeli shëndetësorë i­­­ shtëpis së Shëndetit në Bujanoc./LajmiAL/