Pajaziti: Synon prishjen e pushtetit, nënshkrues i së cilit ishte edhe vetë!

0
448

Ish nënshkruesi i marrëveshjes së koalicionit qeverisës në komunën e Bujanocit Arbër Pajaziti, kryetarë i degës APN-së në Bujanoc, përmes një postimi në rrjetin social ka kërcënuar pushtetin lokal se APN do të angazhohet që sa më parë të bie ky pushtet.

Edhe përkundër faktit se marrëveshja e subjekteve politike shqiptare ishte nënshkruar me ndërmjetësimin e Tiranës zyrtare dhe konsiderohej si një nga marrëveshjet historike gjithshqiptare për qeverisjen lokale në komunën e Bujanocit, pas një periudhe jo të gjatë dhe konstituimit të organeve lokale, APN nuk e ka parë të udhës të jetë pjesë e koalicionit.

Tash në rolin e opozitarit Pajaziti ka thënë se, Përfshirja e APN-së në koalicionin aktual është dezinformatë me prapavijë të gjërë

Bartësi i koalicionit lokal në Bujanoc me të madhe ka filluar të spekulojë se APN së shpejti do të bëhet pjesë e pushtetit.

Pajaziti gjithashtu ka shkruar se, këto dezinformata, “shefi” i koalicionit i plason në takime të mbyllura me të cilat synon të krijojë stabilitet brenda koalicionit aktual dhe eufori përçarëse tek subjekti ynë se ai “mezi po e pret inkuadrimin tonë në hisen pushtetare”.

Por, si bartësi i koalicionit ashtu edhe zhvatësit e tij duhet ta dinë se APN kurrsesi nuk është e interesuar të bëhet pjesë e qeverisjes më të dobët në historinë më të re të Bujanocit.

Konsiderojmë se kjo përbërje është dëshmuar si e dëmshme, pikë së pari për shqiptarët, si me vendimin për ndërtimin e banesave për IZBEGLLICAT, ndarjet buxhetore, punësimet e serbëve, por edhe me keqmenaxhimin e resurseve komunale.

Në vend të përfshirjes në këtë koalicion i cili i gjason “ koma-s” politike, APN do të angazhohet që sa më parë të bie ky pushtet, dhe pastaj të ndërtohet një qeverisje në baza të shëndosha e cila në vend të rehatisë së klaneve brenda koalicionit dhe shërbimit ndaj oligarkëve do të përkujdeset për të gjithë qytetarët” ka shkruar kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti.

Përderi sa Pajaziti i ka kritikuar të gjithë partnerët e koalicionit qeverisës, madje duke i quajtur edhe zhvatës, nëse bie ky pushtet të cilin e synon kryetari i degës së APN-së në Bujanoc, kujt do ti referohet Ai si partner për një koalicion të ri qeverisës?/LajmiAL/