Sot fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të parë, në komunën e Bujanocit pritet të regjistrohen rreth 495 nxënës

0
401

Sot fillon regjistrimi i fëmijëve në klasën e pare të shkollës fillore për vitin shkollor 2021/22,

Ndërsa prindërit mund të caktojnë terminin për regjistrim dhe testim të fëmijëve edhe në mënyrë elektronike duke përdorur shërbimin e (e-zakazivanje_ në portalin (e-uprava), i cili është i disponueshëm nga 22 Marsi.

Regjistrimi zgjat deri më 31 maj, por shkollat ​​mund të kryejnë regjistrimin edhe pas kësaj date, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Arsimit.

Megjithatë sipas derejtorëve të shkollave fillore është më mirë që prindërit ti caktojnë terminet personalisht për shkak të procedurës elektronike e cila mund të jetë më e vështirë për ta.

Sipas drejtorit të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc Naser Zahirit janë disa kushte të cilat duhet plotësuar për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë.

Fillimisht prindi duhet të bëjë terminin në shkollë për regjistrimin e fëmiut, gjithashtu fëmijët duhet të kryejnë edhe kontrollin sistematik te mjeku, rezultatet e të cilëve më mënyrë elektronike i dërgohen shkollave gjë që është një lehtësim për prindërit dhe në bazë të raportit të mjekut bëhet regjistrimi i fëmiut.

Sipas drejtorit në krahasim me vitin e kaluar këtë vit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc pritet të rritet numri i nxënësve që do të regjistrohen në klasë të parë gjithsej 63 nxënës, gjë që mundëson në rritjen edhe të një paralele, krahas kësaj edhe numrit të mësimdhënësve.

Në komunën e Bujanocit sipas kryeshefit të drejtoratit për veprimtari shoqërore Fejzi Beqirit në kuadër të së cilit bënë pjesë edhe Arsimi, këtë vit në komunën e Bujanocit pritet të regjistrohen 495 nxënës në kalsën e parë, bazuar në numrin e nxënësve që janë duke vijuar paralelet parashkollore./Lajmi-AL/