16 raste të reja me virusin korona, gjendja epidemiologjike jo stabile në komunën e Bujanocit

0
292

Gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit në bazë të rasteve të konfirmuara nga dita e djeshme ëhstë edhe më e vështirë, të dhënat e fundit tregojnë së kemi edhe 16 raste të reja me virusin korona.

Në 24 orët e fundit gjegjësisht gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 16 raste të reja me virusin korona në komunën e Bujanocit, dhe kjo situatë sipas mjekëve konsiderohet tejet serioze.

Në muajin mars numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 300 persona.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1196 persona.

Në muajin mars janë kryer gjithsej 3101 kontrolla prej tyre 2792 të rritur dhe 309 fëmijë.

Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 31 mars ka qenë 140, prej tyre 128 të rritur dhe 12 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 40 persona 16 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, 1 prejt tyre nga personeli i Shtëpisë së shëndetit./LajmiAL/