Kryetari i BL injorizon me banorët: Siguroni 10 persona pastaj thirrem për vaksinën

0
458

Kryetari i një Bashkësie Lokale në Komunën e Buajnocit i njohur për redaksinë sikurse edhe rasit i ndodhur, ka injorizuar me një banor i cili e kishte kontaktuar për tu paraqitur lidhur me marrjen e vaksinës nga ekipi mobil.

Rasti ka ndodhur sot në orët e pasditës kur një person e ka kontaktuar kryetarin e BL…. përmes telefonit të cilin e kishte publikuar ne profilin e tin lidhur me vaksinimin nga ekipi mobil.

“Për mu paraqit për vaksin duhesh mi siguru 10 persona pastaj un e paraqes, sepse nuk hapet boca për ma pak, ose thirr në ambulantë” kjo ka qenë përgjigja e kryetarit të BL-së.

Edhe pse sot gjatë takimit të përbashkët me përfaqësues të komunes dhe Shtëpisë së shëndetit përfaqësuesit e bashkësive lokale ishin zotuar se do të marrin përsipër organizimin e popullatès për imunizim në kuadër të vaksinimit nga ekipi mobil nëpër vendbanime.

Imunizimi i popullatës nga ekipi mobil, pa patur nevojë të paraqiten përmes E-Uprava ka për qëllim letësimin e procedurës së vaksinimit, veçanarisht për personat e moshur, ku pikërisht edhe personi që e ka kontaktuar kryetarin e BL-së ka patur për qëllim ta regjistrojë një person të moshuar, por që fatkeqësisht iu është dashur të paraqitet në ambulantë. /Lajmi-AL/