14 raste të reja me Covid-19 në komunën e Bujanocit

0
275

Gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit nuk ka qetësi, edhe në 24 orët e fundit rastet e të infektuarve vazhdojnë të shënojnë rritje.
Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me virusin korona në komunën e Bujanocit.
Në muajin mars numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 241 persona.
Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1137 persona.
Në muajin mars janë kryer gjithsej 2446 kontrolla prej tyre 2189 të rritur dhe 257 fëmijë.
Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 25 mars ka qenë 123, prej tyre 119 të rritur dhe 4 fëmijë.
Me test Antigjen janë testuar 30 persona 14 prej tyre kanë rezultuar pozitiv./Lajmi-AL/