Lideri i LPD-së Shqiprim Musliu uron Albin Kurtin për postin e Kryeministrit

0
334

Postimi i Shqiprim Musliut

I dashur Kryeministër z.Albin Kurti,
Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të qytetarëve të Komunës së Bujanocit, si dhe në emër të mbështetësve të Lëvizjes së Progresit Demokratik, t`ju uroj për detyrën e re si kryeministër i Republikës së Kosovës.
Përpjekja juaj e vazhdueshme për një jetë më të mirë për qytetarët e Republikës, tashmë është në duart tuaja. Padyshim, se parimet dhe vlerat që ke ofruar gjatë gjithë veprimtarisë tënde, do të jenë motiv i një udhëheqje të drejtë dhe të dobishme për qytetarët.
Kosova Lindore, si trung i pandashëm shpirtërisht, kulturalisht, etnikisht por jo administrativisht, sytë dhe mendjen e ka tek Qeveria që ju do ta drejtoni. Si institucione lokale kemi nevojë për mbështetje të përhershme dhe me projekte konkrete që kanë qëllim mirëqenien e qytetarëve.
Uroj dhe shpresoj se bashkë me Republikën e Shqipërisë, të shfrytëzoni autoritetin tuaj që Kosovën Lindore ta keni ndër prioritetet tuaja politike për zhvillim, si dhe zhbllokimin e proceseve politike që nga Pavarësia e Kosovës, jemi target i bllokimit në të gjitha sferat e një jete normale si qytetarë, si në pasivizimin e adresave, njohjen e diplomave, problemet me arsimin, kulturën, ekonominë, deri tek problemet e qytetarëve tanë që jetojnë në Kosovë, por që nuk mund të fitojnë shtetësinë. Këto dhe shumë punë të tjera, uroj që t\i zgjidhim bashkarisht, me të gjithë, pa dallim.
Shëndet e shumë suksese,
Shqiprim Musliu
Zv/Kryetar i Komunës së Bujanocit