Tiodoroviç: Nga klasa e parë deri në të katërtën nga e hëna nuk do të kalojnë online, pritet vendimi i qeverisë

0
569

Epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave Branisllav Tiodoroviç thotë se shkollat fillore ​​me shumë gjasë do të qëndrojnë të hapura nga e hëna për klasat e ulëta (nga klasa e parë në klasën e katërt) dhe se klasat e larta nga klasa e pestë deri në të tetën të shkollave  fillore dhe të shkollës së mesme do të vazhdojnë të ndjekin mësimin online

Ai i tha se do t’u bëjë thirrje të gjithë punëdhënësve që t’i lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur, në mënyrë që të paktën një nga prindërit të jetë me fëmijët.

“Ne gjithashtu do të dërgojmë një ftesë që fëmijët të qëndrojnë në shtëpi me prindërit e tyre, nëse kjo është e mundur. Do të duhet të lejojmë shkollat të punojnë ​​për klasët e ulëta dhe këtu nuk ka diskutim. Të tjerët do të vazhdojnë edhe javën tjetër online” tha Tiodoroviç.

Megjithatë, pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave sot do të  konsultohet me përfaqësuesit e qeverisë, pas së cilës do të dihen të gjitha hollësitë për punën e mëtejshme të shkollave.

Tiodoroviç deklaron se shtabet lokale të lrizave kanë mundësinë që në zonat ku numri i të infektuarve po rritet në mënyrë eksponenciale të propozojnë që të gjitha shkollat ​​të kalojnë në mësim online. Por vetëm në vetqeverisje të caktuara lokale, jo në të gjithë Serbinë./Lajmi-AL/