Të papunëve nga 120 euro, Vuçiç paralajmëron një paketë të re të ndihmës financiare

0
618

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se të papunët do të marrin ndihmë financiare nga shteti në shumë prej 120 euro.

“120 euro shkojnë për të papunët këtë vit. Të papunët, si të gjithë qytetarët e rritur, do të marrin dy herë nga 30 euro, në maj dhe nëntor, por edhe 60 euro të tjera në qershor” theksoi Vuçiq duke shtuar se,

“Një lajm i mirë edhe për muzikantët, ata nuk janë në sistemin e TVSH-së, por për rreth 3,000 prej tyre, mbështetja nga dy paga minimale  është gati. Qeveria sipas gjitha gjasave sot ose të hënën do të marrë një vendim për ndihmën financiare” tha Vuçiç.

Ai edhe njëherë rikujtoi se të gjithë qytetarët e rritur të Serbisë do të marrin nga 30 euro secili në maj dhe nëntor, kështu që ata do të kenë gjithsej 60 euro.

“Përveç kësaj, pensionistët do të marrin edhe 50 euro të tjera, kështu që në fund, pensionistët do të kenë gjithsej 110 euro” tha Vuçiç.

Ai gjithashtu iu referua edhe pagesës minimale për 1.55 milion punëtorë në sektorin privat.

“Që nga 8 Prilli, fillon pagesa e pagës minimale për 1.55 milion punëtorë në sektorin privat, për sipërmarrësit, mikro, ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha – tri herë nga gjysëm page minimale. Pastaj kemi mbështetje sektoriale për transportuesit e autobusëve, pastaj hotelierët 350 euro për dhomë dhe 150 për shtrat: tha Vuçiç.

Ai njoftoi se shteti ndoshta do të duhet të japë të paktën një pagë minimale për furnizuesit e ushqimit dhe të gjithë sektorët e tjerë të rrezikuar./Lajmi-AL/