Bujanoc: Numri i të infektuarve prap në dyshifrorë. 2.757 qytetarë e kanë marrë dozën e parë ndërsa 1.561 të dy dozat

0
348

Gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit pas vikendit të qetë prap ka marrë kahje tjetër, përsa i përket numrit të të infektuarve I cili të hënën ka kaluar në dyshifrorë, gjegjësisht me 13 raste të reja me virusin korona.

Në muajin mars numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 142 persona.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1038 persona.

Në muajin mars janë kryer gjithsej 1382 kontrolla prej tyre 1217 të rritur dhe 165 fëmijë.

Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 15 mars ka qenë 134, prej tyre 112 të rritur dhe 22 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 37 prej tyre 13 kanë rezultuar pozitiv.

Sipas këtyre të dhënave në komunën e Bujanocit në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 rast me virusin korona.

Sipas të dhënave që ka siguruar Lajmiu-AL nga punktet e vaksinimit në komunën e Bujanocit vaksinimi po ecën në rregull.

Deri më sot me dozën e parë janë vaksinuar 2.757 qytetarë, ndërsa dozën e parë dhe të dytën e kanë marrë 1.561 qytetarë të komunës së Bujanocit./LajmiAL/