Ministri i ndërtimtarisë, komunikacionit dhe Infrastrukturës të Serbisë, Tomislav Momirovç, deklaroi sot se komuna e Bujanocit do të përfitojë rrjetin e ri të kanalizimit.
“Për komunën e Bujanocit është paraparë investimi në vlerë prej 31 milion euro, i cili do të mbulojë ndërtimin e 50 kilometrave të rrjetit të kanalizimit dhe impianteve për përpunimin e ujërave të zeza për 40,000 banorë” ka deklaruar sot Ministri gjatë takimit të kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin, transmeton Lajmi-AL.

Momiroviç potencoi se Bujanoci është njëra nga 65 komunat në Serbi që janë në programin “Serbia e Pastër”, e cila mund të aplikojë për para për rregullimin e ujërave të zeza dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimit, ka bërë të ditur kjo Ministri.
Ministri Momiroviç dhe drejtori i kompanisë kineze të ndërtimit CRBC, Zhang Xiaoyuen, kohë më parë kanë nënshkruar marrëveshje tregtare mbi projektimin dhe ndërtimin e infrastrukturës së kanalizimeve dhe infrastrukturës për grumbullimin e mbeturinave të ngurta komunale në Serbi.
Kjo do të mundësojë projektimin dhe ndërtimin e impianteve për pastrimit e ujërave të zeza, rrjetit të kanalizimeve dhe stacioneve të pompimit në 65 vetqeverisje lokale në 73 lokacione, si dhe sanimin ose ndërtimin e deponive rajonale në gjashtë lokacione.
Realizimi i këtij projekti do të shkruaj një histori të re në fushën e investimeve në komunën e Bujanocit./Lajmi-AL/












