Nasim Rexhepi emrohet kryeshef i Administratës komunale të komunës së Bujanocit

0
498

Në mbledhjen e Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit të mbajtur sot, anëtarët e Këshillit komunal kanë shqyrtuar listën e përzgjedhjes në konkursin për zgjedhjen e kryeshefit të Administratës komunale të komunës së Bujanocit.
Në bazë të raportit të kryetarit të komisionit Fejzi Beqirit, Nasim Rexhepi është kandidati i vetëm që ka konkuruar në konkurs dhe i cili i plotëson të gjitha kushtet e konkursit.

Kryesuesi i Këshillit Komunal kryetari Nagip Arifi u shpreh se, Rxhepi është person i cili ka përvojën e duhur në këtë drejtim dhe person i cili e njeh mirë ligjin dhe i cili e ka të kryer edhe provimin e jurisprudencës.
Në fjalimin e tin Rexhepi u zotua për një bashkëpunim të sinqert dhe punë profesionale në të mirë të Administratës komunale por edhe gjith qytetarëve të komunës së Bujanocit./Lajmi-AL/