Si shumë festa tjera ky vit do të dallohet edhe përsa i përket festës së gruas 8 Marsit, jo për tjetër por gjendja epidemiologjike e krijuar nga pandemia e virusit korona dhe masat në fuqi padyshim se do ta ndryshojnë edhe këtë festë.
Megjithatë shitësit e luleve vetëm se kanë filluar ta zbukurojnë sheshin e qytetit me qëllim që ti ofrojnë lloje të ndryshme qytetarëve të cilët kanë vendosur ti gzojnë, nënat, bashkshortet, motrat dhe të dashurat e tyre.

Sido që të jetë, pandemia është ajo e cila këtë vit sikurse edhe vitin e kaluar pamundëson që të ketë organizime nëpër restaurane dhe ahengje të ndryshme me rastin e 8 Marsit.
Nga ana tjetër kësaj gjendje, dikush edhe mund ti gëzohet, janë kryefamiljarët të cilët i kanë shpëtuar disha shpenzimeve të majme, sikurse, rezervimet, veshmbathjet, si dhe shpenzimet e lukut për 8 Mars, e gjith kjo mund të kalukohet me shpenzimet për një lule në shenjë respekti.

Vlenë të theksohet se kësaj pandemie ia kanë pa sherin veçanarisht restoranet të cilët jo vetëm për 8 Mars, por mbetet diskutabile akoma nëse do të mund të organizojnë edhe dasmat, pavarësisht se rezervimet vetëm se janë bërë, por do të shihet në periudhën në vijim se si do të jetë gjendja në sezonin e dasmave dhe nëse masat kundër Covid-19 do të lejojnë organizimin e tyre./Lajmi-AL/












