Nga 1 marsi policia rrugore ka filluar kampanjën për vetëdijësimin e përdorimit të rripit të sigurisë dhe karriges për fëmijë

0
1457

Ministria e Punëve të Brendshme, departamenti i policies rrugore në bashkëpunim me Agjensionin për siguri në komunikacion nga 1 marsi ka filluar kampanjën 14 ditore dedikuar ngritjes së vetëdijësimit mbi rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurisë dhe karrigave për fëmijë në automjet.

Radio Televizioni i Bujanocit dhe Lajmi-AL i kanë shoqëruar sot pjestarët e policies rrugore të stacionit policore të Bujanocit të cilët kanë kryer kontrollat në kuadër të kësaj kampanje.

Ekrem Saqipi udhëheqës i sektorit të kategorisë së pare për trafik u shpreh se, policia rrugore do të identifikojë këto raste si dhe do të shqiptojë gjoba për mos përdorimin e rripit të sigurisë, nga të gjithë udhëtarët që gjenden në makinë gjatë lvizjes së sajë.

Sipas Saqipit, gjobave për mos vendosjen e rripit të sigurisë mund ti shpëtojnë vetëm ata persona veturat e të cilëve në ulëset e pasme nuk i kanë të vendosur rripat e sigurisë, kjo vlenë për vetuar e vjetra, në rast se veturat e reja nuk i posedojnë rripat e sigurisë në ulëset pasme konsiderohet shkelje dhe pasonë gjoba.

Sa i përket vitit 2020 sipas Saqipit, policia e komunikacionit në komunën e Bujanocit ka shqiptuar rreth 1.400 gjoba për mos vendosjen e rripit të sigurisë;

Në kuadër të kësaj kampanje apelohet mbi rndësinë e përdorimit të rripit të sigurisë nga ana e shoferëve dhe gjithë udhëtarëve në automjet, si dhe karrigën për fëmijë, duke kujtuar se siguria në komunikacion është përgjegjësi dhe kujdes për secilin nga ne./Lajmi-AL/