Katër opsionet për mbyllje të Sërbisë: Pjesa medicinale e Shtabit kërkon ORË POLICORE dhe “lock down” total

0
678

Pjesa medicinale e Shtabit të Krizave në mënyrë decidive po kërkon futjen e orës policore ose gjendjes së jashtëzakonshme, ekonomistët dhe politikanët janë kundër, ndërsa vendimi përfundimtar rreth masave të reja do të merret të enjtën ose të premtën.

Dhjetë muaj pas metodave më rigoroze në luftën kundër COVID-19, po arrijnë paralajmërimet se prap mund të kthehemi nga fillimi, hapave më të ashpra në luftën kundër shkatërrimit të virusit.

Pjesa medicinale e Shtabit të Krizave në seancën e së hënës ka kërkuar futjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mbylljen e të gjitha objekteve përveç barnatoreve, ushqimoret dhe pompat e benzinës.

KATËR OPSIONET
1. SUPER E FORTA

Gjendje e jashtëzakonshme dhe orë policore nga 18.00 deri 5.00. Vështirë e realizueshme.
2. E FORTË
Ora policore gjatë vikendit, mbyllja e gjithçkaje, përveç barnatoreve dhe marketeve.
3. E MESME
Mbyllje totale për vikend, përveç barnatoreve dhe marketeve, por pa orë policore.
4. E LEHTË
Gjatë vikendit shkurtimi i orarit të punës i gjithçkaje, përveç shitoreve ushqimore dhe barnatoreve./Lajmi-AL/