Këshilli Komunal nesër diskuton propozim konkluzioni për ndarjen e mjeteve financiare për sanimin e demeve nga vërshimet

0
380

Seanca e 4 me radhë e Këshillit komunal të Bujanocit është paraparë të mbahet nesër 26 shkurt 2021 me fillim prej orës 10 në të cilën ndër të tjerash do të shqyrtohet edhe  propozim konkluzioni për ndarjen e mjeteve financiare për sanimin e demeve nga vërshimet e janarit të vitit 2021 në komunën e Bujanocit.

Anëtarët e këshillit komunal do të shqyrtojnë edhe raportin e dejtoratit për investimeve dhe zhvillim për vitin 2020, shqyrtimin e raportit të Zyres për Zhvillim Ekonomik Lokal për vitin 2020, raportin e komisionit për regjistrimin e invertarit dhe pajisjeve të administratës komunale në Bujanoc me 31 dhjetor 2020. 

Gjatë senacës së nesërme do të shqyrtohen edhe raporti i komisionit për regjistrimin e arkës së administrates komunale Bujanoc 31 dhejtor  2020,  raportii i komisionit për regjistrimin e derivative dhe lubrifikantëve të administrates komunale Bujanoc 31 dhjetor 2020,  raporti i komisionit për regjistrimin e kërkesave dhe obligimeve të administrates komunale 31 dhejtor 2020,  raporti i komisionit për shlyerjen e invertarit dhe pajisjeve të zyrave të administratës komunale 31 dhjetor 2020 dhe shqyrtimi i dorëheqjes së Albinot Jonuzit nga komisioni për vlersimin e programit dh projekteve nga sfera e sportit për vitin 2021./Lajmi-AL/