Barnatorja e qytetit më 14 janarë 2021 ka marë vendimin nga Agjensioni për Regjistrimin e Bizneseve mbi riregjistrimin e barnatores në bazëtë Ligjit të ri të shendetit publik.
Sipas drejtorit të barnatores Naser Hasanit riregjistrimi i këtij enti farmaceutik është dashur të kryhet në një afat rekord me qëllim që barnatorja të mbesë nën kompetencat e pushtetit lokal.
Hasani me marrjen e postit të drejtorit është angazhuar në kompletimin e gjithë dokumentacionit të regjistrimit, duke filluar nga akti i themelimit i cili ka marrë edhe dritën jeshile nga Kuvendi Komunal sikurse edhe Statuti i këtij institucioni.

Për arsyeje të afatit të shkurtë kohorë për riregjistrimin drejtori Hasani dhe administrate e barnatores kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë duke ia përgatitur për votim Kuvendit Komunal dokumentacionin e nevojshëm, falë kësaj pune dhe përkrahjes së pushtetit lokal sidomos kryetarit Nagip Arifit barnatorja e Bujanocit është e para që është regjistruar në bazë të Ligjit të ri mbi shëndetin publik, dhe ka mbetur nën kompetencat e Komunës së Bujanocit.
Barnatorja e qytetit ka edhe punktet e veta në Tërnoc dhe Shtëpinë e shëndetit sikurse edhe njësit mobile në 4 vendbanime, Muhoc, Breznicë, Bilaç dhe Klenik ku operon sipas planit dhe programit.
Pranimi i barnatores nga ish drejtori më 19 nëntor të vitit të kaluar sipas Hasanit ka qenë në gjendje jo të mirë financiare dhe me borxhe jo të vogla, kjo ka bërë që viti 2020 të mbyllet me bilans negativ.
Hasani thotë se ndarja e rreth 2 milion dinarëve nga ana e kryetarit të komunës Nagip Arifit ka qenë një infuzion shum i dobishëm për tejkalimin e gjendjes së vështirë financiare.
Pamvarësisht konkurencës barnatorja e qytetit mbetet edhe më tej më e volitshme përsa i përket çmimeve të barërave, thotë drejtori Naser Hasani./Lajmi-AL/












