Bujanoc: Gjatë ditëve të fundit numri me Covid-19 në rritje. Vetëm në muajin shkurt 60 të infektuar

0
312

Pas një pazue të shkurtë virusi korona si duket prap ka marrë hov në komunën e Bujanocit, sidomos ditëve të fundit mesatarja ditore sillet 4 persona të infektuar.   

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 834 persona.

Në muajin shkurt janë kryer gjithsej 761 kontrolla prej tyre 663 të rritur dhe 98 fëmijë.

Në shkurt numri i të sëmurëve ka arritur në 60 persona. Sipas drejtoreshës të Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 16 shkurt ka qenë 35, prej tyre 30 të rritur dhe 5 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 15 përsona 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e përgjithshëm nga të dhënat e ditës së djeshme në komunën e Bujanocit gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar edhe 3 raste të reja me virusin korona, njëri prej tyre nga personeli shëndetësorë I Shtëpisë së shëndetit./Lajmi-AL/