Bujanoc: 5 raste të reja me Covid-19

0
275

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 807 persona.

Në muajin shukurt janë kryer gjithsej 455 kontrolla prej tyre 406 të rritur dhe 49 fëmijë. Në shkurt numri i të sëmurëve ka arritur në 33 persona.

Sipas drejtoreshës të Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 9 shkurt ka qenë 55, prej tyre 49 të rritur dhe 6 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 8 përsona, 4 prej tyre kanë rezultuar pozitiv sikurse edhe një 1 me testin PCR.

Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e përgjithshëm nga të dhënat e ditës së djeshme në komunën e Bujanocit gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar edhe 5 raste të reja me virusin korona./Lajmi-AL/