Përfundon seanca e Shtabit të Krizave: Gjithçka mbetet e njëjtë, nuk ka lehtësim të masave!

0
431

Të gjitha masat në luftën kundër Covid-19 mbesin sukurse kanë qenë deri më tani, nuk ka asnjë lehtësim, kështu kanë bërë të ditur pas përfundimit të seancës së Shtabit të Krizave në luftën kundër virusit corona, duke theksuar se për fat të keq kemi një rritje të lehtë për shkak të kthimit nga pushimet dimërore dhe paraqitja e llojit britanik.

Seanca ka filluar në mëngjes në orën 10.

Në seancën e mëparshme, më 29 janar, Shtabi i Krizave vendosi të mos i lehtësojë masat epidemiologjike deri në një njoftim tjetër.

Në Serbi, kemi akoma rreth 2,000 të infektuar brenda 24 orësh, pak më shumë se 3,800 pacientë janë të shtruar në spital, dhe numri i njerëzve në aparate për frymëmarrje aktualisht është 128.

Edhe pse deri më tani, së bashku me dozën e dytë, më shumë se gjysmë milioni njerëz kanë qenë të vaksinuar në Serbi, situata epidemiologjike ende nuk lejon ndonjë relaksim.

5 расте të reja me Covid-19 në Bujanoc

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 802 persona. Në muajin shukurt janë kryer gjithsej 400 kontrolla prej tyre 357 të rritur dhe 43 fëmijë.

Në shkurt numri i të sëmurëve ka arritur në 28 persona. Sipas drejtoreshës të Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 8 shkurt ka qenë 71, prej tyre 61 të rritur dhe 10 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 21 përsona 5 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e përgjithshëm nga të dhënat e ditës së djeshme në komunën e Bujanocit gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar edhe 5 raste të reja me virusin korona./Lajmi-AL/